A do të ketë koalicion PD-LSI? Ja si përgjigjet Ristani

Kliko per me shume info

ristani15Arben Ristani bën me dija e nuk ka asnjë mundësi për bashkëpunim apo koalicion mes dy partive PD dhe LSI.

Sektretari i Përgjithshëm i PD-së, Ristani thotë se pas miratimit të reformës qëllimi i PD janë zgjedhjet e parakohshme. 
“Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”- tha ai në një intervistë për “Ora News”.

Kliko per me shume info

Ai theksoi se qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta”- tha ai.

Deklaratat publike të disa deputetëve demokratë se do të votojnë reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD, Ristani i vlerësoi si shenjë e demokracisë së brendshme.

“Së pari reforma të tilla po jo vetëm të tilla, por për cdo gjë që diskutohet në grupin e PD janë pjesë e punës. Nuk mund të jemi të gjithë në një mendje dhe kjo është fare normale”- theksoi Ristani.

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. o ristani, qefliu i rakise, sigurisht qe jeni per koalicionin ps-LSI, derisa doli Likja dhe e hodhi i pari idene e qeverise teknike pasi mori urdherin nga saliu po nuk i ndezi. Dhe ju po kuisni me rradhe po per te njejten gje.

  2. Rama ka thene se koalicioni me LSI-ne eshte me reformisti qe ka patur Shqiperia dhe ka garantuar, sipas tij fillimin e nje kthese te vishte per Shqiperine ne te gjitha drejtimet. I beri tre vjet qeverisje ky droga piste edhe nje i ka mbetur. Por prap thote qe nuk din gje se cfar do te behet, strategjia nuk ka filluar akoma thote psikoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here