Prishet koalicioni pas konsensusit për reformën në drejtësi? Përgjigjet LSI-ja

Kliko per me shume info

vasiliLSI-ja deklaron se konsensusi nuk e rrëzon koalicionin qeverisës, pasi ai është bashkim dhe jo ditë ndarjeje.

Pas miratimit të reformës në drejtësi, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, deputeti Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat ku çmon të djeshmen si një ditë historike për vendin, që tregoi se kemi një politikë të përgjegjshme, që di të bëhet bashkë për interesin e vendit.

Kliko per me shume info

“Konsensusi i bashkoi shqiptarët, të ndihen më të sigurtë, më mirë në një atdhe që drejtohet nga një politikë që demonstroi përgjegjshmëri para një çeshtje madhore, të gjithë sot janë më të qetë se projektuan një reformë për një shtet të drejtsë, që prodhon barazi, qëndrim të barabartë ndaj qyetrarëve para ligjit, paanshmëri që ka munguar dhe lodhur e mërzitur shqiptarët”- tha Vasili.

Ai sqaroi mediat se konsensusi i arritur për reformën nuk e rrëzon koalicionin qeverisës.

“Konsensusi nuk rrëzon koalicionin, nuk është ditë ndarje, por ditë bashkimi”- tha ai.

Vasili u pyet nga mediat edhe për përse-të e lëvizjeve të Ramës e Metës gjatë ditës së djeshme, pasi u konstatua se teksa njëri fliste, tjetri kishte lëvizur nga seanca.

“Nuk i kam vënë re këto detaje, edhe unë kam lëvizur për cështje të negociatave, edhe kur Meta po fliste, edhe kur fliste Rama, nuk kam shpjegim politik për këtë”- tha ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here