E frikshme, serbi përdhunon dhe vret brutalisht 3-vjeçaren

Bota

perdhunimNjë vajzë trevjeçare nga fshati Vratarnica në Zajeçar të Serbisë natën e kaluar u përdhunua dhe u vra brutalisht, njoftojnë mediet serbe.

Drejtori i policisë, Vladimir Rebic, tha një konference për mediet se është arrestuar i dyshuari P.B. (1988), të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zhdukja e vajzës është paraqitur nga nëna e saj mbrëmë rreth orës 21:00, kur vajza nuk u kthye nga një ditëlindje ku kishte marrë pjesë.

Policia menjëherë ka filluar hetimin dhe duke u bazuar në deklarimet e të pranishmëve në festën e ditëlindjes, ka supozuar se kush mund të jetë i dyshuari.

Pas marrjes në pyetje, i dyshuari ka pranuar krimin dhe më pas policia e dërgoi atë në vendin e krimit. Lokacioni ishte 700 metra larg nga vendi ku vajza është parë për herë të fundit. Trupi i vajzës u gjet herët këtë mëngjes.

ME TE LEXUARAT