Pep Guardiola këshillon Messin që të mos largohet nga Barcelona

Sport

messi14Sulmuesi i Barcelones Lionel Messi është këshilluar nga ish trajneri i tij Pep Guardiola nëpërmjet një telefonate sekrete që të mos largohet nga Barcelona dhe të ketë besim te projekti i trajnerit aktual të katalanasve Luis Enrique.

Gjithcka është zbuluar në portalin Goal.com, që u referohet burimeve të saj të besueshme. Në ndeshjet e fundit në "Camp Nou", katër herë ftuesi i topit të artë u shfaq në verisonin e tij më të mirë, edhe pse e kishte pranuar publikisht se nuk e dinte me siguri se ku do të luante sezonin e ardhshëm, i ndikuar nga situata e vështirë e krijuar te Barca pas humbjes me Real Sociedad.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri i Bayernit, i cili e ka patur nën urdhrat e tij Messin për katër sezone nga 2008 deri më 2012, periudhë gjatë se cilës Barcelona ka fituar tre tituj kampion dhe 2 Champions League, i ka kërkuar argjentinasit që ta vlerësojë atë që klubi katalanas ka bërë për të, si në jetën profesionale dhe në atë private. Pep i ka kujtuar gjithashtu Messit mbështetjen e pakufizuar që ka marrë në këtë klub, të cilën nuk do të gjente në asnjë skuadër tjetër.

Fjalët e Guardiolës mësohet se kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndjenjat e tij, ndaj reagimi i sulmuesit në ndeshjet e fundit ka qenë i menjëhershëm.

Trajneri i Bayern insiston se Luis Enrique do të ketë sukses me katalanasit, por ai ka nevojë për mbështetjen e të gjithë senatorëve, kryesisht të Messit, pasi gjërat do të ndryshojnë pas zgjedhjeve presidenciale.

ME TE LEXUARAT