Reforma, Rama: PD iu nënshtrua vullnetit të popullit e ndërkombëtarëve

Kliko per me shume info

rama-reformaKryeministri Edi Rama përmes një deklarate për media e ka cilësuar dakordësinë për reformën në drejtësi, një moment lehtësimi për qytetarët e vendit, të cilët sipas kreut të qeverisë kanë marrë tashmë lajmin se PD i është nënshtruar vullnetit të popullit dhe partnerëve strategjikë.
“Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, që tanimë e kanë marrë lajmin që PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë, që bashkë me shqiptarët të çojmë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng drejtësinë në këtë vend. Dhe është kënaqësi të ndaj me të gjithë ju, tekstin e mesazhit, që unë, kryetari i kuvendit dhe kreu i opozitës kemi marrë nga BE nëpërmjet Komisionerit Hahn.

I dashur kryeministër, i dashur spiker, i dashur kryetar i PD-së, në vijim të bisedave telefonike me të tre ju, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme, të të quajturit propozim hibrid, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vijat e kuqe të komunitetit ndërkombëtar, së pari roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që duhet të ketë një bazë solide të ligjshme brenda Kushtetutës së Shqipërisë, e dyta e rinënvizoj se OnM do të bëjë rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Unë besoj se ne mund të vijojmë tani mbi këtë bazë, siç e diskutuam. Ju lutem konfirmoni përmes një mesazhi që votimi të kryet nesër. Që do të thotë se falë këtyre vijave të kuqe, kjo reformë ka siguruar vijën mbrojtëse, nga çdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi”, tha Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here