PD paralajmëron: Nesër publikojmë filmime e fakte të grabitjes në Rinas!

Politikë

seliapd2015Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të bëjë publike filmime, foto, fakte dhe prova që tregojnë përfshirjen e “njerëzve të ministrit Tahiri” në grabitjen e 1 milionë Eurove në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Deklarata është bërë nga deputeti i PD Alban Zeneli, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti demokrat akuzoi direkt ministrin e Brendshëm dhe policinë se kanë bashkëpunuar me grabitësit, pasi nuk kanë vepruar duke qenë prezent në Rinas dhe me forca të shtuara, pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.

Disa javë më parë, tre persona të armatosur hynë në pistën e aeroplanëve dhe grabitën 1 milionë Euro të cilat do të transferoheshin jashtë vendit.

Deklarata e anëtarit të Komisionit të Sigurisë, Alban Zeneli:

Më 30 qershor ra çdo standard i sigurisë publike e sigurisë kombëtare në vend, kur në mesdite aeroporti i vetëm ndërkombëtar që kemi, u pushtua nga një grup i armatosur e me maska.

Grabitja e miliona eurove, dhe tronditja që kjo ngjarje shkaktoi në mbarë opinionin publik, u shoqërua nga përpjekjet e Edi Ramës e Saimit Tahirit për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.

Sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi me armë në pistën e avionëve në territorin më strategjik të vendit, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori.

Gjithkush e di se në grabitjen me armë e me maska në shkallët e avionit, pati bashkëpunim të policisë, të shefave të pikave kyçe të aeroportit të Rinasit e më lart.

Është provuar se policia edhe pse gjendej në pistën e avionëve, edhe pse kishte prezencë të shtuar pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, nuk reagoi ç’ka bëri të mundur grabitjen dhe largimin e qetë të autorëve, asnjë prej të cilëve ende nuk është ndaluar.

Partia Demokratike do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerezve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas.

Prova që dëshmojnë dhe një herë, inkrimimin tronditës që ka ndodhur në policinë e shtetit me Ramës e Tahirin në këto 3 vite.

Nesër, prova e fakte, foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në graditjen më të rëndë të këtyre viteve në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT