PD paralajmëron: Nesër publikojmë filmime e fakte të grabitjes në Rinas!

Kliko per me shume info

seliapd2015Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të bëjë publike filmime, foto, fakte dhe prova që tregojnë përfshirjen e “njerëzve të ministrit Tahiri” në grabitjen e 1 milionë Eurove në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Deklarata është bërë nga deputeti i PD Alban Zeneli, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Kliko per me shume info

Deputeti demokrat akuzoi direkt ministrin e Brendshëm dhe policinë se kanë bashkëpunuar me grabitësit, pasi nuk kanë vepruar duke qenë prezent në Rinas dhe me forca të shtuara, pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.

Disa javë më parë, tre persona të armatosur hynë në pistën e aeroplanëve dhe grabitën 1 milionë Euro të cilat do të transferoheshin jashtë vendit.

Deklarata e anëtarit të Komisionit të Sigurisë, Alban Zeneli:

Më 30 qershor ra çdo standard i sigurisë publike e sigurisë kombëtare në vend, kur në mesdite aeroporti i vetëm ndërkombëtar që kemi, u pushtua nga një grup i armatosur e me maska.

Grabitja e miliona eurove, dhe tronditja që kjo ngjarje shkaktoi në mbarë opinionin publik, u shoqërua nga përpjekjet e Edi Ramës e Saimit Tahirit për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.

Sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi me armë në pistën e avionëve në territorin më strategjik të vendit, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori.

Gjithkush e di se në grabitjen me armë e me maska në shkallët e avionit, pati bashkëpunim të policisë, të shefave të pikave kyçe të aeroportit të Rinasit e më lart.

Është provuar se policia edhe pse gjendej në pistën e avionëve, edhe pse kishte prezencë të shtuar pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, nuk reagoi ç’ka bëri të mundur grabitjen dhe largimin e qetë të autorëve, asnjë prej të cilëve ende nuk është ndaluar.

Partia Demokratike do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerezve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas.

Prova që dëshmojnë dhe një herë, inkrimimin tronditës që ka ndodhur në policinë e shtetit me Ramës e Tahirin në këto 3 vite.

Nesër, prova e fakte, foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në graditjen më të rëndë të këtyre viteve në Shqipëri.

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. Njerzit nuk kane interes per leket e vjedhura nje banke private, pasi ,kjo eshte pune private e dashur PD. Shoqeria eshte e interesuar per reformen ne drejtesi. Ndaj mos u largoni nga tema atuale. Ketu ne Gjermani ne çdo jave sulmohen makinat e blinduara me these me euro, po kjo eshte vetem nje lajme per median e jo pergjegjesi e qeverise . Qeveria nuk ka pune me detyrat e privatit. Ajo model qeverie qe futej kudo, ka vdekur qysh 25 vjete me pare. Nuk behet politike me mentalitetin e kaluar.

  2. nuk kam degjuar asnje here per grabitje brenda ndonje aeroporti ne gjermani,apo ndonje vend tjeter ne europe.eshte gje tjeter grabitja e makinave qe transportojne leket,mos i ngaterro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here