Partia Demokratike: Koncesioni për Rrugën e Kombit i dyshimtë, duhet anuluar

Politikë

Jorida-Tabaku-655x356Partia Demokratike, ka dyshime mbi taksën e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit. Sipas opozitës, shuma që qytetarët do të paguajnë është shumë e lartë, 33% më e lartë se ajo e sugjeruar nga ekspertët.

PD, gjen dyshime mbi këtë punim, duke paralajmëruar se do ta anulojë koncensionin.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Tabaku shprehet se kjo është një barrë e vendsur në kurriz të shqiptarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘’Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën. Mirëpo Edi Rama e caktoi 5 Euro! Të paktën 33% më shumë se çmimi i maksimal sugjeruar nga ekspertët!’’- tha deputetja.

‘’Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për çfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?! Përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë, shteruese dhe shumë serioze e kosto-përfitimeve, një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet shqiptare.’’- përfundon ajo.

ME TE LEXUARAT