Pamje të rënda, publikohet video e vetëvrasjes së gjermanit në Tiranë

Aktualitet

I riu nga Gjermania i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një vinçi pranë një pallati në ndërtim, në qendër të Tiranës.

Viktima është identifikuar Dino Dralla, 25 vjeç, lindur e banues në Gjermani. Ai kishte ardhur në Shqipëri me nënën e tij shqiptare, për të kaluar disa ditë pushimesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20.15 në rrugën “Xhorxh Bush” në qendër të Tiranës, pranë ish selisë së Partisë Demokratike.

I riu u hodh nga vinçi ku u ngjit pasi kishte hipur deri tek kati i tetë i pallatit. Dyshimet e policisë janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje për shkaqe që nuk janë të qarta. I riu u ngjit tek vinçi që gjendej pranë pallatit në ndërtim dhe pasi qëndroi pak çaste në majë të tij u hodh duke pësuar vdekje të menjëhershme.

ME TE LEXUARAT