Debate në Kuvend, Paloka: Kanabisi ka mbuluar Shqipërinë

Kliko per me shume info

palokaGjatë seancës së sotme kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se, Shqipëria është mbuluar nga kanabisi.

Paloka tha se me lekët e kësaj droge është blerë edhe fotografia me Barak Obamën e Edi Ramës.

Kliko per me shume info

“Dua të njoftoj kolegët për një informacion të rëndësishëm dhe të rëndë që na ka mbërritur në këto momente dhe një kërkesë drejtuar parlamentit. Sipas informacioneve të ardhura jo nga ministria e Saimir Tahirit, por nga persona që po merren me specifikimin e fushave me kanabis, brenda pak ditësh do të paraqitet raporti mbi sipërfaqet e mbjella me kanabis në republikën e Shqipërisë. Gjendja është më shumë se katastrofike dhe përmasat janë që mund ta fusin Shqipërinë në listat më të zeza. Informacioni vjen nga shërbimet që po merren me këtë çështje. Fakti është më i rëndë se nuk janë trafikantët vetëm, por është Policia e Shtetit e implikuar thuajse zyrtarisht në këtë aktivitet, thuajse të gjithë drejtorët e Policisë së implikuar që janë vënë për të ruajtur arat me kanabis. U kapën disa polici para pak ditësh, por duket se ata ishin nga ata që nuk çonin “pjesën” tek shefat. Hyjnë bandat e vjedhin në mes të aeroportit, sepse policët e Tahirit janë duke ruajtur arat me kanabis. Na u tha Lazarat, Lazarat, por tani është mbjellë gjithë vendi nga ata që ruajnë rendin në këtë vend dhe do ta keni në një raport ndërkombëtar. Me këto para çfarë s’blihet. Me këto para mund të blihen dhe votat. Vazhdojnë të bëjnë propagandë për gjera pa vlerë po ndërkohë po bëhet nami. Janë miliarda, se ku, për çfarë i mbledhin e ku duan t’i hedhin… Me paratë e trafikantëve të drogës blihen vota, blihet edhe media, blihet fotografia me Presidentin e SHBA….Ndaj, znj.nënkryetare (Leskaj) kërkoj që raporti që do të dalë pas pak ditësh t’i vihet në dispozicion Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe për dijeni edhe Presidentit”, deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend, Edi Paloka.

Replikat mes Arben Çukos e Edi Palokës

Çuko: U vërtetua që Kryetari i PD gënjen edhe për orën. Kur nuk ka për çfarë të gënjejë, gënjen për orën. Sa për SHBA, kanë qënë të mirë ata kur hodhën bomba për të çliruar Kosovën dhe na futën neve edhe NATO, që s’e meritonim e s’qenkan të mirë tani.

Paloka: Informacioni që po flas do të bëhet pikërisht nga ata ndërkombëtarët. E përsëris: çështja është serioze. Zotërinjve socialiste në Komisionin e Sigurisë nuk iu duket e rëndësishme. Që Shqipëria do të shkojë në greminë nga ajo që po bën Rilindja, është e parëndësishme. Eja të flasim për Reformën pra, se varfëria është e parëndësishme. Se vetëm çështjet që preokupojnë shqiptarët janë të parëndësishme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here