Padova- Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në një aksident tragjik në Itali

Aktualitet

aksident-4-420x280Identifikohet shqiptari që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Padova. Mësohet se viktima është Ferdinant Gjuzi, 47-vjecar, banues në Padova. Sipas burimeve policore, 47-vjecari po udhëtonte me një automjet tip Opel Corsa, ku u përplas fort me një kamion, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Shqiptari mbeti i bllokuar brenda automjetit që u shkatërrua plotësisht, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë nga mjeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e aksidentit fatal, por dyshohet se shqiptari mund të ketë qenë i sëmurë.

ME TE LEXUARAT