Pacientët me dializë bëjnë kërkesë për psikolog

Aktualitet
Pacientët me dializë bëjnë kërkesë për

https://youtu.be/eyd40ztSsKw Duket se pacientët që kryejnë dializë, nuk kanë vetëm problem mosfunksionimit te veshkave. Ata gjithashtu vuajnë dhe nga depresioni.

Arjana Strakosha, mjekja nefrologe ne qendrën spitalore “Nene Tereza’, , tregon se pacientet qe bëjnë dialize, te varur tereshit nga mjekimi, kane nevoje edhe per shërbimin e psikologut. Ashtu si ne shume vende te botes edhe per Shqipërinë, nefrologet rekomandojnë integrimin e këtyre personave ne shoqëri dhe aktivizimin me pune te lehta.

Nuk dihet nëse depresioni, ka qene shkak i tragjedise qe i mori jeten 4 pacienteve ne spitalin Amerikan mes tyre autorit te sulmit, pacientit Lefter Canaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo mbetet per t’u zbardhur nga organet përkatëse, ndonëse e bën edhe me te vështire fakti qe autori i sulmit dhe tre pacientet qe ndodheshin ne dhomën e hemodializes, humben jetën.

Ndërsa spitali Amerikan, ku ndodhi tragjedia duhet te zgjidhe menaxhimin e radhëve qe per shkak te fluksit hemodializa nga dy turne qe e përcakton kontrata, behet edhe me tre. Favorizimet per persona per ta kryer me herët kete shërbim, mund te bëhen shkak per ngjarje si ajo qe u mori jetën 4 pacienteve.

ME TE LEXUARAT