Victoria Nuland në Prishtinë: Luftoni korrupsionin

Kliko per me shume info

nuland-kosoveNdihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, tashmë ka filluar takimet zyrtare në Prishtinë.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka deklaruar se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Kliko per me shume info

Nuland i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën evro-atlantike të vendit.

Sipas një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës, në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here