Mesazh i ashpër nga Amerika, Nuland: Gjeni sa më shpejt zgjidhje për “Drejtësinë”

Kliko per me shume info

nulandNdihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 Korrik propozimin e mbështetur prej saj për Reformën në Drejtësi.

E pyetur nga Televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Nuland thotë se Shqipërisë i duhet kjo reformë dhe u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë.

Kliko per me shume info

Më tej në reagimin e zonjës Nuland thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Sipas saj, nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here