450 vjet pa Nostradamusin, ja parashikimet e pabesueshme!

Kliko per me shume info

nostradamus2 korrik 1566- Vdes Nostradamus. Michel de Nostredame ose Nostradamus ishte një astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe vetë autori.

Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko–romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralajmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’). Madje, në krye të librit “Profecitë”, Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.

Kliko per me shume info

Nostradamusi lindi më 14 dhjetor 1503 në qytetin francez St. Remy. U shkollua në Avignon ku studioi Filozofin,Gramatikën dhe Retorikën, përveq këtyre studioi edhe Letërsinë klasike, Medicinën,Historinë dhe Astrologjinë. Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e Kugës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjëje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.

Para se të vdiste ose natën e fundit, kur ndimësi i uron natë të mirë predikuesi francez ia kthen përshëndetjen, dhe i rrëfen së të nesërmen në mëngjes do të gdhihet i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 2 korrik 1566 vdes.

Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi që e kishte lënë porosi. Ky redikues francez nga shekulli 16 ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij të bëra realitet mund të përmendim:

Arratisjen e Ludovikut XVI në Varen

Revolucionet në Francë e Rusi

Dy luftërat botërore

Lufta në Afganistan

Epideminë e AIDS

Hedhjen  e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki

Vrasjen e Kenedit

Shembjen e murit të Bërlinit

Holokaustin e madh gjerman dhe terrorin nazist

Sulmet e 11 shtatorit

Vdekjen eHenrit IV

Zajarrin e madh që e Shkatërroi Londrën

Fundin e Dinastisë së Familjes Medici

Vdekjen e Josif Stalinit

Ai gjithashtu parashikon fundin e botës. Sipas tij tragjedia në New York është pretekst për fillimin e Luftës së Tretë Botërore, ku do tëketë përplasje të madhe mes  muslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë është antikrishti i tretë të cilin Nostradamusi e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here