Një peshkaqen “fluturues”!

Soft

1469633489peshkaqeniiiNjë nga grabitqarët më vdekjeprurëse në botë, peshkaqeni i bardhë ka demostruar fuqinë e tij në ujërat pranë një ishulli në Afrikën e Jugut.Pamje mahnitëse janë kapur nga fotografi Yirui Heng, nga Singapori, i cili së bashku me disa miqtë e tij ndodheshin në Afrikën e Jugut. Ata i hedhin një karrem peshkaqenit të bardhë kur kishin parë që ai i ishte afruar anijes së tyre.

Pamjet më pas ishin me të vërtetë të jashtëzakonshme. Peshkaqeni i bardhë fluturon në ajër në tentativë për të kapur karremin.

Kjo ishte hera e parë që Yirui përballej me një peshkaqen të bardhë dhe për këtë ai shprehet se ka qenë shumë me fat. “Peshkaqeni ishte vetëm 10 metra larg nga varka. Jam me fat që dola atë ditë në det”, shprehet autori i fotove të mrekullueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

/ Top Channel

ME TE LEXUARAT