Nishani letër ngushëllimi homologut gjerman: Trishtim i thellë!

Politikë

nishani2016Presidenti Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për sulmin me armë që ndodhi në Mynih të Gjermanisë, ku mbetën të vdekur 10 persona, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë nga Kosova.

Në një letër dërguar Presidentit gjerman Gauck, Nishani dënon aktet ekstreme terroriste në Mynih.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I nderuar Zoti President,

Aktet e djeshme ekstremiste dhe kriminale terroriste në Mynih, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë u lënduan, mes të cilëve edhe disa me kombësi shqiptare, më tronditën shumë. Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë!

I dënoj me forcën më të madhe këto akte të nxitura nga organizata terroriste e që përmes radikalizimit të të rinjve apo njerëzve në dëshpërim, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët tanë e të ndjellin frikë e panik në jetën e tyre të përditshme.

Në këto momente tronditjeje dhe dhimbjeje për Gjermaninë, unë dhe populli shqiptar jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, me Ju dhe me popullin gjerman”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

ME TE LEXUARAT