Nishani mesazh ngushëllues për Francën: Trishtim i thellë!

Kliko per me shume info

nishani2016Presidenti Bujar Nishani është solidarizuar me popullin francez duke dënuar aktin terrorist që përgjaku Ditën Botërore të Francës, një natë më parë në Nice. Përmes një mesazhi, Nishani i ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij Presidentit të Francës, François Hollande, ku ndër të tjera shkruan se populli shqiptar është me popullin francez.

“I nderuar Zoti President

Kliko per me shume info

Akti i mbrëmshëm terrorist në Nisë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez.

Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here