Nishani anulon papritur takimin me 49 ambasadorët e Shqipërisë në botë

Kliko per me shume info

nishani16Presidenti Bujar Nishani ka shmangur takimin me trupën e ambasadorëve shqiptarë që ndodhen në Tiranë prej dy ditësh në kuadër të konferencës tre ditore të ambasadorëve.

Pas takimit që patën me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, ambasadorët që shërbejnë në botë edhe të ngarkuar me punë, të shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë vijuar axhendën në presidencë.

Kliko per me shume info

Por burimet thanë se sapo kanë mbërritur në ambientet e sallës së pritjes, drejtori i kabinetit të presidentit i ka njoftuar se presidenti Nishani i ka dalë një tjetër angazhim dhe nuk mund t’i presë. Pas kësaj 49 ambasadorët bashkë me ministrin Bushati janë larguar pa u takuar me presidentin.

Sipas burimeve, dyshohet se shkak për refuzimin e nishanit për tu takuar me trupën diplomatike shqiptare ka qenë prania e disa të ngarkuarve me punë të cilët kreu i shtetit nuk i ka dekretuar.

Ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë incident nga zyra e shtypit e presidentit, ndërsa mediat, ndryshe nga takimet e tjera, nuk ishte e ftuar në pritjen në presidencë. Ambasadorët u takuan gjatë pasdites me kryemisnitrin Rama dhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here