“Berisha i zi, Meta i keq, Basha kalama …”!

Kliko per me shume info

ngjelAvokati Spartak Ngjela ka shperthyer me akuza ndaj opozites dhe LSI. Ngjela eshte shprehur se Berisha eshte i zi, Meta eshte i keq dhe Basha eshte kalama.

Sipas tij, opozita shqiptare po mbron me ethe padrejtesine, parate e vjedhura me korrpusion te familjes dhe rrethit Berisha.

Kliko per me shume info

Ja reagimi i plote

Opozitë do të thotë ndershmëri dhe moralitetit kundrejt drejtësisë. Kurse opozita shqiptare po mbron me ethe padrejtesinë: paratë e vjedha me korrupsion të familjes dhe rrethit Berisha. Dhe këtu ngrihet kjo pyetje hetimore: sa para kishte rrethi Berisha përpara se Saliu të bëhej kryeministër? Dhe mos mendoni se rrethi Berisha është vetëm familja e tij. Ata janë shumë…

Është rast unik në botën demokratike.

Por pyetja që mbetet si gozhdë është kjo: kush po e kërkon drejtësinë shqiptare, dhe kundër kujt është opozita e degraduar Berisha?
Drejtësinë po e kërkon Amerika dhe Bashkimi Europian.

Po Saliu çfarë thotë me veglat e tij të paefektshme? “Rama bllokon Reformën”, thonë ata. Tamam si ai fëmija i Karnexhit, që, flinte në një shtrat me gjyshen, urinonte gjatë natës, dhe në mëngjes therriste: ” ka urinuar gjyshja!” Fëmija ishte tetë vjeç.

Po Rama çfarë thotë? Ai deklaron: “Reforma është amerikano-gjermane”. Domethënë e Perëndimit. Po pse nuk e pranon tabori Berisha reformën perëndimore të Shqipërisë? Sepse drejtësia fundos Berishën. Po pse, opozita aktuale për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut, kërkon të mbajë Shqipërinë jashtë Perëndimit? Sigurisht. Po pse, nuk e bënë këtë shumica e pashallarëve shqiptare në osmanizem? Po pse, nuk e bëri edhe Enver Hoxha, që, për të mbajtur pushtetin e grabitur, na mbylli në izolim antiperëndimor e në padrejtësi?

Po Meta? Meta; është si Rosinanti, seose është më interesanti në këtë histori drejtesie: “nga çdo kalë që kulloti/ Barin që ka bërë Zoti”.
Meta ka kullotur shumë dhe pa pyetur fare ligjin në ” çdo livadh”. Tani është në hall.

Për të qenë është me Saliun, se ka abuzimin në shpinë, por ka dhe frikë nga amerikanet.

“Duhet konsensus”; thote, që të “qëndrojë” Sali ziu. Kurse Saliu nuk del vetë por nxjerr një kalama që ia ka emëruar vajza kryetar të Partisë Demokratike.

Ky fakir fukara nga mendja, mendon se me genjeshtra të një mendjeje 12 vjeçare, do gënjejë. Po kë mendon se gënjen? Amerikanët që e dinë të vërtetën, apo shqiptarët që presin reformën amerikane? Prandaj flet kot e në vakum. Iu flet hapësirave boshe, por kënaq atë që e drejton – Saliun.

E shihni se në çfarë bataku kanë hyrë abuzuesit? Vërtet mendojnë këta se me ca krahë të dobët prej skeleti do të mbajnë rënien e një orteku gjigand dëbore? Pamundësi absolute. Po atëherë pse diskreditohen? Sepse nuk kanë mendje racionale për të kuptuar të pamundurën.

Drejtësia shqiptare e ka marrë udhën e strukturimit ligjor. Janë duke u përgatitur edhe shqiptarët e ndershëm në Amerikë, prandaj gjithçka është dëshpërim që nuk del dot triumfues se nuk ka forcë. Dëshpërimi, ose të bën të matur, ose të shtyn në veprime fëminorë. Këtyre tanëve që e quajnë veten opozitë kundër drejtësisë iu ka qëlluar ajo e dyta.

Janë krejt jashtë sensin racional, prandaj vijojnë të bëhen qesharake, deri aty sa kërkuan edhe sovranitetin e një gjykate të korruptuar. Por janë edhe krejt të paditur, se gjykata shqiptare ka 20 vjet që e ka dorëzuar sovranitetin në Gjykaten e Strasburgut.

Po kujt t’i thuash langjove që jam i bindur se etimologjinë dhe kuptimin real të konceptit “sivranitet”, sigurisht që nuk e dinë.

Atëherë çfarë do ndodhë? Sigurisht që në mes të gushtit do të votohen edhe ligjet e domosdoshëm të Reformës. Shqiptarët nuk kanë më kohë të humbin hapësirave boshe të Saliut. Po hapen për ta dyert e Bashkimit Europian. Shqipëria dhe miliona shqiptare të Ballkanit e duan vendin e tyre anëtar të Bashkimit Europian. Kjo tani është në udhë…

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. meta nuk eshte vetem i keq, meqenese te ishte keshtu, ai eshte edhe HAJDUT dhe dihet mire se sa ka vjedhur. Sa per saliun meta nuk do tja dije fare, ai ka hallin e tij, dhe ben sikur ju dogj xhani per konsesius. Po e ka te kote edhe likja qe hidhet si top llastiku, sa me te djathtet, tani me te majtet…., po me te majtet nuk e mbajti gjate se berja e reformes do ti nxjerri atij batakciu telashe te medha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here