Ngërçi për reformën, si e pasqyruan mediat ndërkombëtare (Foto)

Kliko per me shume info

reforma-mediat e huajaNgërçi ku është futur politika shqiptare teksa nuk po gjen ende konsensusin për të miratuar reformën në drejtësi, ka gjetur jehonë edhe në mediat e huaja.

Teksa një ditë më parë vihej theksi tek rëndësia që ka për Shqipërinë miratimi i kësaj reforme, sot, shtypi ndërkombëtar pasqyrohet dilema e zgjidhjes së një ngëçi tejet të zgjatur tashmë shkruan panorama.

Kliko per me shume info

“Paketa e reformës është përgatitur përgjatë 18 muajsh, e sërish, qeveria e opozita shqiptare vazhdojnë të grinden për të, shkruan “Associated Press”.

Në vijim të shkrimit ajo shpjegon se PD i është kundërvënë masave të paraqitura nga qeverua dhe ka paraqitur një kërkesë të re që ka zemëruar Brukselin e Uashingtonin.

“Shtyhet përkohësisht reforma në drejtësi e Shqipërisë, ndonëse presioni ndërkombëtar e bindi partinë më të madhe të opozitës të pranonte draftin final”, shkruan britanikja “Daily Mail”.
Pas një angazhimi 18 mujor të politikanëve, ekspertëve vendas, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, vota konsensuale e 140 anëtarëve të Parlamentit për legjitimitetin e reformës u duk se u bë e mundur të mërkurën pas arritjes së kompromisit mes qeverise dhe opozites, por tani është vënë në pikëpyetje shkruan “DW”.

“DW” citon disa analistë që pohojnë se ka politikanë që e kundërshtojnë reformën, pasi tremben se nga përballja me drejtësinë, mund të arrestohen dhe te dënohen./Panorama/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here