Tiranë, i ngacmoi të fejuarën, dy vëllezër rrahin keq 24-vjeçarin

Kliko per me shume info

ambulanceNjë ngacmim i një vajze në ambientet e një lokali në Kamëz ka sjellë konfliktimin midis dy vëllezërve dhe Kaca dhe 24-vjeçarit Jetmir Marku. Ky i fundit është qëlluar disa herë me thikë, duke marrë dëmtime të shumta në pjesën e pasme të qafës dhe se momentalisht ndodhet në rrezik për jetën në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë.

Gjithçka ka ndodhur pas një flirt me një vajzë në ambuentet e një lokali, ku i plagosuri Marku ka flirtuar me të fejuarën e shtetasit Arbiond Kaca. Ky flirtim është vënë re nga i fejuari i saj dhe më pas ai ka debatuar ashpër me Jetmir Markun, ku mes tyre ka pasur dhe përplasje fizike. Pas kësaj palët janë larguar, por për këtë debat Kaca ka informuar dhe vëllain e tij, 32-vjeçarin Flamur Kaca, të cilët tashmë të pajisur sende të forta kanë shkuar të sqarohen me Jetmir Markun. Por në vend të sqaroheshin, konflikti është rindezur akoma më tepër, pasi dy vëllezërit e kanë qëlluar disa herë me sende të forta 24-vjeçarin Jetmir Marku.

Kliko per me shume info

Policia arreston autorët
I riu Jetmir Marku ka mbetur i plagosur rëndë pas një grindjeje për një vajzë lokal në Zall- Herr, ndërsa policia e komisariatit nr.5, arrestoi dy vëllezër si të autorë të dyshuar të krimit. Konflikti ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Zall-Herr, mes Arbiond Kacës 24 vjeç dhe Jetmir Markut, po 24 vjeç të dy banues në Zall Herr. Sipas policisë, i plagosur mbeti Jetmir Marku i cili u godit me sende të forta nga Arbiond Kaca dhe vllai i tij, Flamur Kaca 32 vjeç. Të dy vëllezërit Kaca, u arrrestuan nga komisartiati i policisë nr.5, në Kamëz, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim për motive të dobëta. Ndërkaq i plagosuri, Marku është dërguar në spitalin e traumës në kryeqytet, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hemoragji në kokë
Sipas policisë, ai ka marrë goditje në pjesën e pasme të kokës çka i ka shkaktuar atij hematoma dhe hemoragji. Sipas burimeve të policisë, incidenti ndodhi në kohën kur Jetmir Marku ka qenë në lokal, ndërsa Arbiond Kaca ndodhej në një tavolinë tjetër me të fejuarën e tij. Sipas burimeve të policisë në këtë kohë Marku i cili ndodhej edhe në gjendje të dehur ka debatuar me Kacën për faktin se ai shoqërohej me vajzën që ndodhej me të në tavolinë. Sipas policisë në grindje e sipër Marku ka goditur Kacën ndërsa ai është kundërpërgjigjur. Në këtë kohë Arbiond Kacës i është bashkuar edhe i vëllai Flamuri. Të dy ata kanë goditur Jetmir Markun me grushte, duke e lënë të plagosur. Pas ngjarjes policia arrestoi dy vëllezërit me akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim./shqiptarja/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here