“Furtunë në Prokurori, ja të gjitha lëvizjet

Kliko per me shume info

prokuroriaProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pak ditë më parë ka nxjerë disa vendime, duke urdhëruar një sërë lëvizje në sistemin e Prokurorisë.

Lëvizjet janë kryer në shumë prokurori, kryesisht lëvizje drejtuesish por dhe prokurorë të thjeshtë. “Shqiptarja.com” mëson se interes për të lëvizur kanë shfaqur dhe dy prokurorët Petrit Fusha drejtues i Tiranës dhe Ramadan Troci drejtues i prokurorisë së Vlorës, për të qënë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kliko per me shume info

Por nuk dihet nëse janë dekretuar ose jo nga presidenti Nishani. Ndërkohë zëra pranë prokurorisë thonë se pikërisht këta dy prokurorë dhe prokurorët e tjerë Anton Martini dhe Vladimir Mara që garonin për tek Krimet e Renda nuk janë dërguar nga Llalla tek presidenti për tu dekretuar.

Gjithsesi këto janë zëra të pakonfirmuara. Vendimin për t’u bërë drejtues prokurorie e kanë marë Elvin Gogaj, Simon Pashuku, Shkëlzen Cena, Artur Ismailukaj. Ndërkohë që shumë lëvizje janë kryer dhe për prokurorët e thjeshtë.

Emrat që lëvizin

-Elvin Gogaj emërohet drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër
-Simon Pashuku nga Shkodra Drejtues në Prokurorinë e Lezhë
-Artur Ismailukaj emërohet Drejtues në Tropojë
-Zeqir Hoxha nga drejtues në Lezhë emërohet prokuror i thjeshtë në Tiranë.
-Besa Nikhasani nga drejtuese në Apelin Shkodër prokurore e thjeshtë në Burrel
-Shkelzen Cena emërohet drejtues në Prokurorinë e Peshkopisë
-Urim Buci nga drejtues në Peshkopi, behet prokuror i thjeshtë në Peshkopi
-Deniona Katro nga drejtuese Task-Force në Tiranë emërohet drejtuese në Task-Forcë në Durrës
-Ndini Tavani emërohet drejtues në Task-Forcën Tiranë.
-Vladimir Mara nga prokuror i thjeshtë në Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
-Petrit Fusha është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje ng Presidenti Nishani
-Ramadan Troci është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje nga presidenti Nishani.
-Mirela Mërtiri nga prokurore në Fier, emërohet zv/prokurore në Tiranë.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here