Ndocaj i përgjigjet Metës: Do më kujtosh edhe natën, se i ke qejf veriorët!

Kliko per me shume info

ndocaj16Deputeti i PS-së, Ndocaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Parlamentit mbrëmë në emisionin “Opinion”.

Meta shpërfilli një mesazh të dërguar nga Ndocaj, duke u shprehur se nuk e dinte se kush është ky deputet.

Kliko per me shume info

“Kaubojsi” ka reaguar me anë të një shkrimi të gjatë të titulluar “A më njeh mua Meta?”, të cilin mund ta lexoni mëposhtë./LajmiFundit.al/

Reagimi i plote:

A me njeh mua Meta???

Se kisha ne plane te merresha me te, por duke analizuar, sic thote ai vete me “Qetesi e Dashuri”, arrita ne perfundimin, se ajo qe thote Meta eshte shume e rende per institucionin qe ai perfaqeson. Kryetari i deputetit nuk njeh deputet. Ndoshta ai sheh vetem euro kudo e aty ku s’ka euro, s’ka gje.
Desha ta le te qete Meten te pakten keto dite se ka siklete te medha, por hekuri rrihet sa eshte i nxehte.
Keshtu vendosa t’i shtohesha edhe une Metes ne sikletet e tij.
Meta ka shume te drejte qe thote se nuk me njeh! Po te kisha qene une Kryetar i PS as nuk do te kishte shansin te me njihte, por Rama beri gabimin qe beri Berisha, sepse e ftoje dhe e beri pjese te qeverisjes.
Keshtuqe Meta jo vetem nuk shkoje para drejtesise ashtu sic flitej, por e forcoje imunitetin e tij politik.
Meta nuk me njeh mua se nuk jam pjese e pazareve, tenderave dhe nuk mbuloje drejtorite e LSI.
Megjithate, politikisht me mire se me njeh Meta nuk me njeh askush. Sa me njeh Meta politikisht nuk me njeh as Rama e as Berisha.
Meta me ka njohur shume mire ne 2015 ne Lezhe dhe ai e di se objektivi im politik eshte ne 2017 me e zhduk kete force politike jo vetem nga Lezha, por nga i gjithe Qarku.
Meta me njeh mire politikisht, sepse une jam nga Veriu dhe verioret ai i njeh shume mire. Mandje thuhet se edhe i ka shume qejf.
Nese analizohen ngjarjet e fundit me deputetet nga Veriu kuptohet dashuria qe Metes ka per ta.
Madje ai ka nje dashuri aq te madhe per djemte e Veriut sa perjashtoje edhe deputetin e tij dibrane, z. Spahiu.
Isha per vizite zyrtare ne SHBA ne nje dite me te ne W ashington, dhe atje vete personalisht e kuptova se amerikanet e “kishin” shume qejfe. Une, i informova me detaje miqte tane matane oqeanit per bemat dhe politiken e Metes.
Madje, disa senatore kane mbajtur shenime dhe i kane paraqitur ne komisionet e Politikes se Jashtme.
Madje aq qejf e kane sa cdo zyrtare qe vjen nuk dinjon me e takuar. Ndersa vete Meta sa here shkon ne Amerike takon grupe lobi qe nuk perfaqesojne asgje ne institucionet e SHBA-ve.
Une, e kuptoj se Meta po kalon nje periudhe shume te veshtire.
Nese vota ime duhet per t’ia bere edhe me te veshtire, ajo do te jete gjithmone e keshtu do te kete mundesi te me kujtoi edhe naten.

Me dashuri e pa qetesi!

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. ky ka dash me i bo reklam vetes me ket monolog. kruhet kot.
    shif edhe filma me totto rina jo vetem me kaubojsa. ka hik 92 me xhiboksa lkure e me gjojna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here