I vjedhin varësen të moshuarës, shqiptarja ndjek hajdutët dhe i detyron ta kthejnë

Kliko per me shume info

policia-italiNjë shqiptare është bërë heroina e ditës në San Costanzo, Itali, pasi ndihmoi një zonjë 85-vjeçare, e cila ra pre e dy hajdutëve. Një çift rumunësh, 46 dhe 21 vjeç, përkatësisht mashkull dhe femër, e kanë takuar në rrugë të moshuarën dhe i kanë hequr nga qafa një varëse të shtrenjtë.

Por një 41-vjeçare shqiptare, e cila ndodhej rastësisht aty, i ka ndjekur dy hajdutët, duke e detyruar ta hedhë bizhuterinë e çmuar. Ajo ia ka kthyer atë të zonjës dhe ka telefonuar policinë, duke i dhënë targën e makinës së dy rumunëve. Makina është bllokuar nga policia pak kilometra më tutje dhe dy personat në fjalë janë arrestuar, raportojnë mediat italiane.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here