Ndeshja Kukësi-Austri e Vienës, ja rrugët që do të bllokohen në Elbasan

Kliko per me shume info

elbasan-arena-01Policia e Elbasanit ka marrë masa për ndeshjen e nesërme mes Kukësit dhe Austrisë së Vienës që do të luhet në orën 19:30 në stadiumin ‘Elbasan Arena’, e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Europa League.

Për këtë arsye, do të jenë të bllokuara disa rrugë dhe nuk do të lejohet parkimi i makinave përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.

Kliko per me shume info

Për këtë ndeshje do të angazhohen 185 policë për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here