Pengmarrja e “Çelepia 2”, ndalohet marinari Luan Mema në Rinas

Kliko per me shume info

anija-celepiaMarinari i peshkarexhës “Çelepia 2”, Luan Mema është ndaluar në aeroportin e Rinasit teksa po kthehej nga Egjipti. Ai ishte ndaluar nga autoritetet egjiptiane disa javë më parë, pasi ishte në bordin e peshkarexhës shqiptare që ishte marrë peng nga marinari egjiptian Adel Salam.

Mema deklaroi se u kthye vet nga Egjipti, ndërsa nuk janë shumë të qarta rrethanat si ka mundësi, pasi ai po mbahej nga policia egjiptiane për t’u marrë në pyetje në lidhje me pengmarrjen e anijes.

Kliko per me shume info

Policia Kufitare e Rinasit ia dërgoi Policisë së Durrësit marinarin shqiptar, pasi hetimet për peshkarexhën “Çelepia 2” nisën nga blutë e qytetit bregdetar. Luan Mema ishte njëri ndër pengjet e egjiptianit Adel Salam dhe u gjet në bordin e peshkarexhës në gjendje të mirë.

Nuk dihet ende si ka mundësi që ai u kthye vet nga Egjipti, kur ndërkohë po kryheshin veprimet hetimore në atë shtet rreth situatës së pengmarrjes. Gjithashtu, ambasada jonë në Egjipt kishte marrë përsipër që të kujdesej për marinarin shqiptar dhe që më pas do të siguronte kthimin e tij në Shqipëri.

Kur ai u ndalua në Rinas, deklaroi se ishte kthyer vet nga Egjipti, ndërsa mbetet ende mister fati i kapitenit të peshkarexhës “Çelepia 2”, i cili gjithashtu mbahej peng nga marinari egjiptian Adel Salam. Ky i fundit, që tashmë është lënë i lirë nga autoritetet egjiptiane, ka deklaruar se kapitenin Dhimitër Malja e kishte hedhur në det pranë brigjeve të ishullit të Kretës në Greqi, por nuk e ka vrarë

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here