Ndalohet koncerti i “On Records” në Podujevë, dy të therur me thikë

Soft

on-records_1469694704-2805531.pngKida, Mozzik dhe Getinjo nuk kanë mundur të përfundojnë mbrëmjen e tyre muzikore në Podujevë.

GazetaExpress mëson se koncerti është ndërprerë pas një sulmi me koktej molotovi në lokalin ku po përformonin artistët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë e ka konfirmuar për GazetënExpress, komandanti i Policisë Rajonale të Podujevës, Bekim Bislimi.

“Mbrëmë rreth orës 21:20 minuta, në një lokal, ishte duke u mbajtur një koncert, ku nga disa persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy shishe koktej molotovi, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy qytetarë, ku menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Të shtëna me armë nuk ka pasur.”, tha Bislimi për Express.

Bislimi më tej tha se në konsultim me Prokurorinë kujdestare të shtetit, rasti titullohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

ME TE LEXUARAT