Muller dhe Neuer : Nuk e kemi aspak frikë Francën

Kliko per me shume info

muller“Nuk jam i frikësuar aspak, frika nuk është pjesë e mentalitetit të skuadrës tonë. E njohim cilësinë e Francës, I kemi vëzhguar edhe sulmuesit e tyre, kanë lojtarë mjaft të mirë që e njohim portën, megjithëse kundër Islandës u duk sikur mbrojtja islandeze nuk ishte në maksimumin e mundshëm dhe sigurisht ne duhet të sillemi krejt ndryshe në fazën difensive.

Në planin personal , natyrisht që do kisha dashur të shënoja në këtë europian, por nuk ndjehem i bllokuar psikologjikisht nga fakti që ende nuk kam realizuar asnjë gol, megjithëse kur mendoj për rastet e humbura ndaj Irlandës së Veriut më vjen pak keq, për ato shtylla që goditje, por ndonjëherë është edhe çështje fati”, keshtu deklaroi futbollisti gjerman Tomas Muller.

Kliko per me shume info

Portieri Neuer deklaroi nderkohe: Mendoj se do kemi përballë një skuadër që ka shumë vetëbesim, sidomos sulmuesit që deri më tani kanë shënuar jo pak gola. Kundër Islandës zhvilluan ndeshjen e tyre më të mirë por kjo nuk do të thotë se ne duhet të frikësohemi. Kemi respekt për Francën , por me duhet të nënvizoj se deri më tani kemi zhvilluar një turne për tu admiruar, sidomos në fazën mbrojtëse dhe do jemi plotësisht gati për këtë gjysëm finale.

Nga ana tjeter Olivier Bierhoff mendon se Franca është një hap përpara për faktin se janë një grup lojtarësh që janë rritur sëbashku.
“Deshamp ka bërë një punë të shkëlqyer dhe dallohet se skuadra është kompakte edhe jashtë fushës. Sigurisht kanë pasur edhe mbështetjen e publikut dhe për ta ëshët pozitiv fakti që deri ëm tani nuk kanë shpenzuar energji të tepruara duke qënë se nuk janë përballur me kombëtare të mëdha”, ka thene Bierhoff.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here