Zbulohet biseda sekrete e bukurosheve Gixhari, ja çfarë flasin motrat!

Showbiz

motrat-gixhariDuhet ta pranojmë, kur është fjala për të dhënë intervista, personazhet publikë apo edhe ata që nuk janë të tillë, kanë rezervat e tyre. Me të drejtë!

Në një nga numrat e revistës Living, motrat Gixhari kanë pasur orën e tyre të ‘lirisë’ kur nuk ka qenë e nevojshme t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarit por kanë shijuar me njëra tjetrën gjithë ç’u ka ndodhur atë ditë. Lexojini vetë…

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gerta: Gati për nisje?

Olta: Po. Ej, numri i parë që pashë sot është teta. Ti e di që e kam numër fati.

Gerta: E di. Është dhe data e lindjes tënde, 8 korriku, që sapo e kaluam.

Olta: Shumë vakët më kaloi ditëlindja këtë vit. Me sa kuptoj, sa më shumë rritem, aq më shumë më ikën dëshira për të festuar ditëlindjen. Sot, me këto temperatura, s’di si e realizuam shërbimin fotografik. Shumë e vështirë.

Gerta: Mirë shkoi. Si u ndieve ti?

Olta: Shumë mirë, u kënaqa. Është bukur të bësh foto. Më pëlqen shumë. Sikur hyn në lëkurën e një personazhi tjetër.

Gerta: Unë në fakt, nuk kam përvojë me këto gjëra, ti e di…

Olta: Ishe e mrekullueshme!

Gerta: Kam pak emocione, nuk e di si do të dal.

Olta: Si yll do të dalësh!

Gerta: Shpresoj! Kuptohet, edhe këshillat e tua më ndihmuan. Po që je bërë mjeshtre e fotove!

Olta: Nuk na lë “Instagrami” të gabojmë.

Gerta: E kështu, ja erdhi kjo ditë, që u rrite.

Olta: U bëra njeri!

Gerta: Tani ka ardhur dita që vij unë pas teje, se kur ishe e vogël më vije ti gjithë kohës pas.

Olta: E vërtetë, ta kam nxirë jetën. Si vijnë gjërat, ë?! “Eta, dua të vij edhe unë”. Sa e lezetshme! Hë mi ti, motra, si është të kesh një motër të vogël? E bezdisshme?

Gerta: Jo, s’është fare e bezdisshme. Kënaqësinë më të madhe e kam unë, jo ti. Kur je e madhe, kujdesesh, siç jam kujdesur unë për ty. E mban mend, apo jo?

Olta: Të gjitha i mbaj mend, siç kam ngrënë edhe dru ndonjëherë.

Gerta: …që të mos i tregoje mamit!

Olta: E tmerrshme!

Gerta: Po kur të bëja nuse?

Olta: Ua, sa qejf!

Gerta: Nga pasioni im për t’u marrë me grimin, me veshjen. Të përdorja ty si manekin.

Olta: Po, e di, e mbaj mend. Kemi dhe ca foto nga ato momente. I kemi akoma ato fotot? Po kur më hiqje vetullat dhe më bërtiste zysha në shkollë? Më nxirrte nga mësimi.

Gerta: Po kur të kam lyer flokët?

Olta: Me të bardhë.

Gerta: Po, me fije të bardha. I shpika nga mendja.

Olta: Çfarë s’më ke bërë, me pak fjalë.

ME TE LEXUARAT