Mogerini e Hahn reagojnë pas miratimit të reformës në drejtësi

Politikë

mogerini-tiranePërfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe komisioneri europian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johanes Han, përshëndetën miratimin e reformës në drejtësi.

Ata vlerësojnë forcat politike që arritën konsensusin për një vendim të tillë historik.

“Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese, të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë të sistemit gjyqësor. Ne urojmë popullin shqiptar, qeverinë dhe të gjitha forcat politike që treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë të mundur këtë vendim historik. Ky hap i paprecedent vjen pas një kërkese të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Reforma është gjithashtu një kontribut i madh për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë edhe prioritetet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, thuhet në deklaratën e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në deklaratë theksohet se që zbatimi i reformës së miratuar në orët e para të mëngjesit të sotëm të nisë menjëherë.

“Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllim që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem gjyqësor i bazuar në mënyrë të vendosur mbi standardet evropiane”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT