“Mirror” i thur elozhe Ronaldos: Sot mori simpatinë e çdo tifozi mbi Tokë!

Kliko per me shume info

reeeeeeeeNuk ishte e lehtë për Cristiano Ronaldon që të pranonte se nuk ishte më në gjendje të vazhdonte finalen kundër Francës dhe të braktiste Kombëtaren e tij, Portugalinë.

Prestigjiozja britanike ‘Mirror’ shkruan se dëmtimi i Ronaldos preku miliona tifozë në të gjithë botën.

Kliko per me shume info

“Cristiano Ronaldo ka patur gjithmonë persona që e urrejnë. Ka miliona tifozë të futbollit që e adhurojnë, por ka pothuajse po kaq shumë persona që nuk janë tifozë të mëdhenj të yllit portugez. Ronaldo merr përbuzje nga tifozët pothuajse aq herë sa ai merr lëvdata. Kjo është arsyeja pse dëmtimi që pësoi në finalen e EURO 2016, ka bërë diçka me të vërtetë unike: pothuajse çdo tifoz mbi Tokë ka krijuar ndjenjë simpatie për CR7”, shkruan ‘Mirror’.

Ronaldo u përlot kur u detyrua që të dilte nga fusha e lojës pas dy përpjekjeve të dështuara për të mos braktisur ekipin e tij. Ylli i Portugalisë u dëmtua në gju nga francezi Payet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here