Ministrja Gjosha: Reforma nuk çel negociatat. Duhet zbatimi për rekomandim pozitiv

Politikë

Miratimi i paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi nuk është i mjaftueshëm që Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Madje as ligji i “vetting”-ut i vetëm mund të mos mjaftojë.

Në tetor, Komisioni Europian publikon raportin e progresit të Shqipërisë dhe, që të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit, vendi duhet të ketë dhënë prova se po e zbaton Reformën në Drejtësi.

Gjosha thotë se është miratimi sa më i shpejtë i të 7 ligjeve, kuptohet në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do të ishte shumë pozitive, që ne të miratojmë të 7 ligjet brenda gushtit, për arsye se Shqipëria do të raportojë për ecurinë pranë Komisionit Europian në shtator. Kështu që gushti do të jetë edhe muaji vendimtar për procesin e integrimit dhe për procesin e reformës”, shton më tej ajo

Që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim, duhet që për rekomandimin e komisionit të ketë një vendim politik në dhjetor. Por a ka mundësi që kjo të ndodhë?

Persa I përket bisedimeve për antarësim, kërkohet që për një rekomandim e komisionit të ketë një vendim politik në dhjetor

“Unë nuk mund të flas për dhjetorin, se dhjetori do t’u përkasë vendeve anëtare. Ministria e Integrimit është e lidhur ngushtë me procedurat dhe me procesin teknik të integrimit. Që do të thotë se lidhja ime shkon deri në Komisionin Europian për të marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave”, deklaroi ministrja

https://youtu.be/tqu21m1tsGo

ME TE LEXUARAT