Një tjetër ministër i Ramës kundër Metës: Qeveria teknike, jo e nevojshme!

Kliko per me shume info

Rama-Meta-ruci-aleatetMinistri i Financave, Arben Ahmetaj, nuk e sheh të nevojshme krijimin e qeverisë teknike, duke dalë kështu kundër deklaratës së fortë që kreu i LSI-së Ilir Meta bëri gjatë ditës së djeshme.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Metës për qeveri teknike ekspertësh dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme pas reformës në drejtësi, Ahmetaj tha se “qeveria po vazhdon punën e saj dhe e qeveria e ekspertëve nuk është zgjidhja e duhur”.

Kliko per me shume info

“Qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses”, u shpreh ai.

I vetmi që ka dalë në mbështetje të qëndrimit të Metës deri më tani është kreu demokrat Lulzim Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here