Vdes miliarderi, pasi gruaja i mori 90milionë euro

miliarderiNje biznesmen saudit, Sheikh Walid Juffali, është ndarë nga jeta, pasi humbi betejën me kancerin në një spital në Cyrih të Zvicrës.

Më shumë bujë se lajmi i vdekjes së biznesmenit, ka bërë fakti se ai u nda nga jeta vetëm dy
javë pas divorcit me gruan, Christina Estrada, e cila përfitoi 75 milionë funte (90 milionë euro) nga shkurorëzimi.

Kliko per me shume info

Shkurorëzimi i çiftit do të mbahet mend gjatë si një nga betejat më të gjata, pasi procesi i divorcit zgjati plot tre vite.

Biznesmeni saudit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, edhe pse data e seancës gjyqësore u afrua për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here