Milani me pronar të ri, grupi i miliarderëve kërkon 100% të aksioneve të klubit

Kliko per me shume info

milani2014Kinezët dëshirojnë të blejnë të gjithë paketën e aksionëve të Milanit. Lajmi publikohet nga mediat italiane sipas të cilave klubi kuqezi shumë shpejtë pritet të ketë pronarë të rinj.

Fillimisht manjatët aziatikë ishin të orientuar për të blerë 70% të aksionëve, më pas kërkesat e tyre u rritën në 80% dhe tashmë kinezët kërkojnë të jenë padronët e vetëm të Milanit. Grupi kinez kërkon të nxitojë për të mbyllur sa më shpejtë marrëveshjen me kompaninë Fininvest që ka në pronësi aktualisht klubin kuqezi dhe sipas të gjitha gjasave firmat mbi kontratë për shitjen e aksionëve të Milanit do të hidhen në fund të këtij muaji.

Kliko per me shume info

Grupi me qëndër në Pekin ka një projekt serioz dhe kërkon ta rikthejë Milanin në majat e futbollit italian dhe atij europian në harkuan e 3 apo 4 viteve dhe për këtë arsye dëshiron të blejë të gjitha aksionet e klubit kuqezi. Nëse marrëveshja nuk mbyllet përpara fundit të muajit Korrik vështirë se Milani do të zhvillojë një merkato të fuqishme gjatë kësaj vere duke ditur vështirësitë financiare që po has aktualisht. Për momentin administratori i deleguar Adriano Galliani ka afruar në skuadër vetëm sulmuesin Gianluca Lapadula.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here