Meta: Ambasador Lu, nuk është ’97. Pa konsensus, largohem nga drejtimi i Kuvendit

Kliko per me shume info

meta16Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka mbajtur fjalim të fortë në Parlamentin e Shqipërisë duke sfiduar ambasadorin amerikan Donald Lu, Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha që të takohen të gjithë në këto momente për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar.

Që në nisje të seancës, Meta deklaroi se do të lërë momentalisht drejtimin e Kuvendit, për t’u marrë me negociatat duke u takuar me Bashën, Ramën, ambasadorin Lu dhe deputetë të PD si ish-Kryeministri Berisha, Jozefina Topallin etj.

Kliko per me shume info

Në rast se nuk arrihet konsensusi, Meta u shpreh qartë se LSI-ja do ta votojë këtë reformë dhe më pas do të japë dorëheqjen nga qeveria, pasi gjithmonë ka kërkuar që kjo reformë e rëndësishme të votohet me marrëveshjen e të gjitha palëve.

“Unë do ta votoj reformën dhe do iki nga kryetar Parlamenti se s’mund të rri në një vend që votohet me shantazhe”, theksoi kryeparlamentari.

Ilir Meta i ktheu përgjigje edhe ambasadorit Lu, pas deklaratës së ambasadës së SHBA dy ditë më parë, që u bënte thirrje qytetarëve mos dilnin në rrugë ditën e sotme gjatë votimit të reformës. Meta u shpreh se asgjë nuk do të ndodhë ditën e sotme, pasi Shqipëria nuk është më në vitet ’97.

“Asnjë gjë nuk do ndodhë këtu. Shqipëria nuk është ’97. Unë besoj tek përgjegjshmëria e Edi Ramës, besoj shumë tek përgjegjëshmëria e z.Basha”, tha Ilir Meta

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here