Ilir Meta deklaratë bombë: Jam gati të jap dorëheqjen! Mu sos durimi

Aktualitet

meta2016Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit se pas reformës në drejtësi duhet të krijohet një qeveri ekspertësh.

“Të gjithë duhet të sakrifikojmë për këtë gjë. Për t’i hequr kujtdo merakun, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i reformës është i domosdoshëm dhe duke e parë që mosbesimi është kaq shqetësues dhe kaq i lodhshëm, jam i bindur që zgjidhja është ndërtimi i një qeverie ekspertësh. Unë jam gati të jap dorëheqjen pas miratimit të reformës. Mu sos durimi. Drejtësia të bjerë mbi çdo politikan, duke filluar nga Ilir Meta apo cilido tjetër. Mesazhi mendoj se është shumë i qartë, u shpreh kryeparlamentari.

ME TE LEXUARAT