Mesazhet - Gjyqtari Çobo-32 vjeçares: Të kesh të dashur gjyqtar është luks!

Aktualitet

shyqyri-cobo"Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks”, thuhet në mesazhin e gjyqtarit Shyqyri Çobo.

Ky është vetëm një nga mesazhet që gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, i ka dërguar gruas të cilën e ngacmonte seksualisht pas padisë së saj për divorc.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për rreth 3 muaj, ka kryer mbi 300 telefonata në drejtim të 32-vjeçares I.T si dhe një numër të lartë mesazhesh me tekst.

Gjyqtari Çobo i ka drejtuar dhjetëra mesazhe kallëzueses, e cila kishte hapur një proces civil divorci.

Në këmbim të dhënies së vendimit ai ka kërkuar favore seksuale nga 32-vjecarja.

SMS-të e gjyqtarit për 32-vjeçaren I.T

SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?

SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s'të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligejncë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte.

SMS 5 – “Përsa i përket çështjes të cilën natyrshëm Ti e ke “gangrenë” sinqerisht do kesh suport gjithë “kredinë” time juridike ..! Ok ?? Së dyti në kondicionin social në perceptimin tim aktualisht je “skanuar” femër (mami) tepër bashkëkohore potente plot vizion... Ky është dhe “motivi” imponues i imi që ti të jesh mikesha ime konseguente. Nuk dua të gjykoj se ti je një zonjë provinciale me mendësi fshatareske.. Fundja në CV-in tënde je dikush..Shpresoj mirëkuptimin tuaj..! Ok??”.

SMS 6 – “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks ”.

SMS 7- Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. "Performanca" juaj më imponoi respekte, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. "Problemi" sinqerisht më diktoi keqardhje...Mos hezito me sms apo me tel...do të mirëpres. Respekte! Ok?

SMS 8 - Uroj që në "Raportim" komunikues midis nesh do gëzosh mirëkuptimin tim..gjykoj se duhet të evitosh druajtjen...! Me vlerëso konfidencial dhe si "Mike" të hershme, do të mirëkuptoj..,Ok??

SMS9- Brishtësia e performancës tënde më krijoi mirënjohje..këtë fundjavë do të jem në Malin e Zi. Komunikimi me ty, objektivisht është kënaqësia..telefonata apo sms e tua nuk më shkaktojnë bezdi, përkundrazi i mirëpres..je shumë e këndshme..të adhuroj..më mirëkupto. Ok.!

sms-t

ME TE LEXUARAT