Merkel:’’ Gjermania do t’iu qëndrojë parimeve të saj për t’i ofruar strehim kujtdo që e meriton

Kliko per me shume info

1469709468merkel-gazetaretKancelarja Angela Merkel, rikthehet në punë për t’u përballur me pyetjet e medieve mbi sulmet e dhunshme që kanë tronditur së fundmi Gjermaninë.
E vënë nën një trysni të shtuar kohët e fundit prej episodeve të tilla, Merkel u detyrua të mbronte politikën e saj të dyerve të hapura për refugjatët.

Dy prej sulmeve u kryen nga azilkërkues, për të cilët Merkel tha se kanë hedhur hijen e turpit mbi vendin që i mikpriti, por sërish shtoi se njerëzve që i largohen dhunës e persekutimit, i nevojitet mbrojtje.

Kliko per me shume info

Shefja e ekzekutivit propozoi masa të reja sigurie, ndarje të informacionit me shërbimet e tjera të inteligjencës, dëshifrimin e bisedave në internet, kontrollin e shitjes së armëve “online” dhe përmirësimin e reagimit ndaj episodeve të dhunës.

“Gjermania do t’iu qëndrojë parimeve të saj për t’i ofruar strehim kujtdo që e meriton. Sulmet treguan se tabutë e civilizimit janë thyer. Si goditjet në Gjermani, ashtu dhe ato në Nicë e Rouen të Francës kanë pasur një qëllim të qartë: përhapjen e frikës dhe urrejtjes mes kulturave e mes besimeve fetare”, u shpreh Merkel.

Pavarësisht nëse sulmet në Ëürzburg, Mynih, Reutlingen apo Ansbach janë kryer nga refugjatët apo kanë sfond islamik, gjë që do ta përcaktojnë saktësisht hetimet, shumë gjermanë nuk duan ta bëjnë diferencimin dhe të huajt, – emigrantë, refugjatë, gjermano-iranianë – i fusin tashmë që të gjithë në një kallëp.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here