Aksidentoi nënën e dy fëmijëve, 20-vjecari “luks” me Porsche e Range Rover

Kliko per me shume info

memollari-porschePolicia ka bërë të mundur sot arrestimin e Andrea Memollarit, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundid dyshohet se gjatë ditës së sotme, ka aksidentuar për vdekje në zonën pranë arkivit të shtetit në Tiranë 37-vjeçaren Dhurata Prifti, nënë e dy fëmijëve.

Kliko per me shume info

Automjeti që shkaktoi aksidentin është me targa AA 476 GL, tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri C Class. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur makinën në rrugën “Siri Kodra”.

Në pamjet e rënda u pa që shoferi 20-vjeçar hyri me shpejtësi në korsinë e djathtë të rrugës së unazës pranë burgut 313 dhe përplasi gruan, e cila i shtyu dy fëmijët e saj përpara për t’i shpëtuar.

Pasi e përplasi, ai i kaloi sipër me makinë dhe u largua me shpejtësi, pavarësisht ulërimave të kalimtarëve që i thonin të ndalonte.

Në profilin e Memollarit në FB, ky i fundit shfaq një adhurim për makinat e ndryshme dhe motorët e garave.

Ai pozon në timonin e një Poersche luksos, ndërkohë në një një foto me Range Rover, ai ka vendosur këtë diçiturë: “gishtin e mezit ja cojna shtetit”.

View post on imgur.com

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here