Shokohet sërish Franca, 37-vjecari qëllon me thikë një grua dhe 3 vajzat e saj

Kliko per me shume info

police-franceNjë grua dhe 3 vajzat e saj janë qëlluar me thikë nga një 37-vjeçar, në një park pushimi në jug të Francës. Zyrtarët nuk i kanë sqaruar ende arsyet e gjestit ekstrem, por mediet vendase thonë se agresori, i cili e ka sulmuar familjen në kohën që po hante mëngjes, ishte i bezdisur nga fakti që asnjëra prej tyre – sipas tij, – nuk ishte e veshur mjaftueshëm.

46-vjeçarja dhe dy vajzat e saj, 14 dhe 12 vjeç, janë në gjendje më pak të rëndë, ndërsa vajza e vogël 8-vjeçare e saj po mbahet nën kontroll nga mjekët.

Kliko per me shume info

Burri i identifikuar si Mohamed Boufarkouch qëndronte në kabinën ngjitur me atë të viktimave të tij, ku qëndronte me të shoqen e dy fëmijët e vet. 37-vjeçari i vënë në pranga nga policia është lindur në Marok dhe aktualisht jeton në Yvelines të Francës.
Pas sulmit, ai mësohet të ketë tentuar largimin, duke lënë prapa familjen e vet, ndërsa e shoqja qante me të madhe. Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, në skedat e së cilës figuronte prej të paktën 15 vitesh.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here