HISTORIA/ “Bëra seks me instruktorin e palestrës por burri më ndoqi dhe…”

Soft

seks-gjithashtuNjë grua e cila prej 10 vitesh është e martuar dhe ka dy fëmijë, ka bërë një gabim për të cilët është penduar rëndë.

Ajo ka tradhtuar bashkëshortin me instruktorin e palestrës por çdo gjë është marrë vesh. Tani ndihet fajtore dhe nuk dëshiron kurrsesi që t’i japë fund martesës së saj shkruan Panorama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një letre dërguar psikologes së ‘The Sun’ ajo rrëfen historinë e plotë, duke i kërkuar ndihmë se si të rifitojë besimin e të shoqit.

Letra e gruas:

“Jam 37 vjeçe dhe prej 10 vitesh jam e martuar dhe kam dy fëmijë.

Unë dhe bashkëshorti jemi vërtetë shumë të lumtur dhe kemi një komunikim shumë të mirë. Para disa muajsh ne filluam palestrën sepse kishim nisur të shtonim pak në peshë. Ai bëri disa javë dhe më pas e la, ndërsa unë ngaqë po humbja mjaft peshë e vazhdova intensivisht.

Pak kohë më parë na erdhi në palestër një instruktor i ri, 25 vjeç dhe sigurisht me një trup fantastik.

Filluam të flirtonim deri sa përfunduam në shtrat, por…një ditë im shoq më ndoqi pasi dola nga shtëpi dhe na kapi ‘mat’.

Ai u mërzit shumë dhe unë vërtetë që u pendova për atë që bëra por tani nuk di si t’i kërkoj falje dhe ta bëj të më besojë që jam penduar.

Nuk dua të ndahem sepse është vërtetë shumë i mirë dhe unë e dua thellësisht…”

Përgjigjja e psikologes

“Është e vështirë t’i rifitosh besimin por duhet të mos dorëzohesh.

Fol me të, tregoji se e do. Tregoji përse përfundove duke e tradhtuar. Tregoji me fjalë e gjeste sa shumë e do dhe kërkoi një mundësi të dytë duke i premtuar se nuk do ta tradhtosh asnjëherë”.

ME TE LEXUARAT