E përpin Drini, gjendet pas 15 ditësh trupi i dekompozuar i një gruaje

Kliko per me shume info

drinNë orët e mesditës së kësaj të premte, banorët e zonës së Zall Dardhës në Dibër kanë konstatuar në ujrat e Drinit një trup të pajetë.

Menjëherë, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët kanë saktësuar se, trupi i pajetë është i seksit femër dhe dyshohet se ka mbi 15 ditë që ndodhet në ujë.

Kliko per me shume info

Ajo saktëson se, kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe nga kqyrja e trupit ajo dyshohet se është rreth 30-vjeçare.

Trupi i pajetë ka të veshur një bluzë ngjyrë të bardhë, pantallona të zeza, çorape me lule dhe se nuk ka shenja dhune.

Ekspertët e kanë dërguar trupin e pajetë për ekzaminim dhe policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin, pasi aktualisht nuk ka asnjë denoncim për ndonjë person të humbur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here