Zbulohen detaje nga mbledhja urgjente e qeverisë në Durrës

Kliko per me shume info

rama-reformeKryeministri Edi Rama ka nisur një takim me ministra dhe disa eksponentë të Partisë Socialiste në Durrës. Sipas “Ora News”, takimi mësohet se ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Takimi po mbahet në vilën qeveritare të Durrësit. Të pranishëm janë edhe disa zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. Sipas burimeve paraprake, kryeministri Rama është shprehur kundër krijimit të një qeverie teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kliko per me shume info

Sipas tij, meqenëse reforma në drejtësi është një çështje themelore dy janë rrugët që do të ndiqen. Pozicionimi i aleatit të tij në qeveri ndryshe nga mazhoranca do të çojë në një ndarje të PS me LSI.

Rama do të provojë fillimisht të bëjë një qeveri me socialistët dhe me disa parti të vogla siç është PDIU ose edhe ndonjë deputet që mund të “peshkohet” gjatë rrugës.

Nëse edhe ky variant dështon dhe ai nuk i bën numrat në parlament, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here