Detaje tronditëse, shqiptarja e arrestuar në Francë ishte pjesë e botës së krimit

Kliko per me shume info

Ja heroi i tragjedisë në Nice, çfarë bëri për të ndaluar kamikazinShqiptarja e arrestuar të dielën në Francë së bashku me bashkëshortin e saj, i akuzuar se i ka siguruar armë autorit të masakrës ku mbetën të vdekur 84 persona, rezulton me precendetë të mëparshëm penalë.

Informacioni e përcjellin mediat franceze duke iu referuar policisë.

Kliko per me shume info

Shqiptarja e arrestuar raportohet se është identifikuar si 34-vjeçarja Enkelejda Zaçe nga Elbasani.

Në pranga ka rënë edhe bashkëshorti i saj i identifikuar si 38-vjeçari Artan Henaj nga Fieri.

Mbrëmjen e 14 korrikut, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel u fut me një kamion të tonazhit të rëndë mes turmës në “Shëtitoren des Anglais” në Nice, që festonte festën e pavarësisë dhe qëlloi me armë drejt tyre.

84 persona mbetën të vdekur, ndërsa mbi 10 persona të tjerë raportohet se janë të plagosur rëndë.

Terroristi Mohamed Lahouaiej-Bouhlel është vrarë nga policia, ndërkohë ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here