Masakra e 4-fishtë në Qipro, polici i plagosur kujton ngjarjen

Kliko per me shume info

shqiptari-qiproNjë oficer policie, që i shpëtoi një breshërie plumbash gjatë vrasjes në Ayia Napa ku mbetën të vdekur katër persona muajin që kaloi, u ka thënë hetuesve se ai kujton shumë pak nga ajo që ndodhi, shkruajnë mediat vendase.
Vrasja e biznesmenit të zonës, Phanos Kalopsidiotis – për të cilin dikush tha se kishte lidhje me grupet kriminale si dhe të një oficeri policie sëbashku me gruan e tij – shkaktoi një valë tronditjeje në të gjithë Qipron.

Një nga vrasësit e dyshuar është 41-vjeçari shqiptar Jani Vogli, që u vra me sa duket nga shoku i tij në masakër dhe që është shpallur në kërkim, Aleks Burreli, 48 vjeç.

Kliko per me shume info

Polici, që kishte qënë në tryezë kur ndodhën të shtënat dhe ishte një oficer i Ndërhyrjes së shpejtë MMDA tha që ai kujtonte shumë pak nga incidenti sepse çdo gjë “ndodhi shumë shpejt”.

Ai tha se ra në dysheme sapo u godit dhe nuk pati asnjë shans për të kapur revolverin e tij të punës dhe pa një njeri që qëlloi Kalopsidiotis si dhe një tjetër burrë që kishte veshur një kapuç. Oficeri, që u tha se ishin miq të mirë me biznesmenin dhe sapo kishte ndodhur të ishte në atë tryezë, u qëllua katër herë.

Hetuesit ndërkohë kanë marrë një deklaratë nga truproja serb i Kalopsidiotis që dyshohet se ka qënë pjesë e vrasjes. Dejan Ly 42 vjeç kishte dorëzuar tek avokati i tij një deklaratë me shkrim në gjermanisht në të cilën pretendonte se nuk kishte të bënte me vrasjen dhe thjesht kishte shkuar katër herë në banjë natën e vrasjes. Deklarata e tij është në duart e hetuesve tani.

Gjashtë persona janë aktualisht në paraburgim si të dyshuar se kanë ndihmuar vrasësit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here