Dëshironi martesë të lumtur? Ja çfarë nuk duhet të bëni kurrë!

Soft

Eva-Carneiro_Martesaaaa-658x346Me mijëra këshilla jepen në libra apo artikuj dhe studime të ndryshme përsa i përket një martese të shëndetshme dhe të qëndrueshme, ku ekspertët janë marrë shumë pak me faktin se çfarë nuk duhet bërë.

Kolumnisti i marrëdhënieve martesore, Dave Willis, pas një sërë studimesh ka arritur në konkluzionin se çfarë nuk duhet bërë nëse dëshironi një martesë të lumtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka deklaruar se çiftet e lumtura nuk e vendosin kurrë karrierën ose hobin para martesës së tyre.Willis shkruan se një martesë e lumtur nuk arrihet nga sasia e parave që mund të fitoni, apo nga njohjet e reja që mund të bëni në vendin e punës.

Ai ka shtuar se për një martesë të lumtur duhet sakrifikuar, ndërsa ka theksuar se partneri duhet të japë më të mirën nga vetja dhe duhet të foksuohet më shumë në martesë sesa në karrierë.

ME TE LEXUARAT