Europë, Juncker: Marrëveshja Turqi- BE për emigrantët është drejt prishjes

Kliko per me shume info

juncer-631x356Jean-Claude Juncker, Kreu i Komisionit Evropian tha se marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë për emigrantët është drejt prishjes dhe këtë e ka lënë të kuptohet edhe presidenti turk.

Ai u shpreh se:“Rreziku është i madh. Suksesi i derimëtanishëm është i brishtë dhe i pakët. Presidenti Erdogan ka lënë të kuptohet tashmë disa herë se ai dëshiron ta prishë”.
Nëse kjo ndodh, atëherë një fluks tjetër emigrantësh pritet të mësyjnë në drejtim të vendeve të Evropës. Marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë u nënshkrua në mars të këtij viti dhe frenoi fluksin e emigrantëve.
Tashmë, marrëveshje mund të shkatërrohet pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik.
Juncker u shpreh për një gazetë austriake se ishte “shumë i shqetësuar” për zhvillimet në Poloni dhe Hungari për shkak të miratimit të disa ligjeve antidemokratike nga qeveritë këtyre vendeve.
Të mërkurën, Komisioni Evropian i dha një afat tremujor qeverisë së djathtë të Polonisë që të bënte ndryshime e duhura në Gjykatën Kushtetuese, në të kundërt do të përballet me sanksione nga Bashkimi Evropian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here