Marinari Mema: Egjiptiani më vuri në gjumë, kapitenin nuk e kam parë

Kliko per me shume info

anija-celepiaMarinari Luan Mema, i cili u mor peng për gati një javë nga egjiptiani Abdel Salam, në anijen e peshkimit “Çelepja 2”, ka rrëfyer ditët e pengmarrjes.

“Salam rrëmbeu anijen, nuk e di ku është kapiten Dhimitër Malja. Adel Salam më ka vënë në gjumë për 2-3 ditë, kur u përmenda nuk e kam parë kapitenin në anije”, thotë ai.

Kliko per me shume info

Më pas shton se “afër portit të Aleksandrisë, anija pësoi defekt dhe Adel Salam donte ta shiste”.

Mema u ndalua sot nga policia kufitare e Rinasit në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa kthehej nga Egjipti. Ai është dërguar në policinë e Durrësit, ku është marrë edhe në pyetje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here